Incident në lumin Buna

Kundër dy peshkatarëve nga Shqipëria, zyrës e prokurorisë në Ulqin i është dorëzuar mbrëmë padi për gjueti të palejueshme dhe parandalim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave,  kështu njofton e përditshmha Vijesti bazuar në disa burime.

 

Incidenti ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 07:00 afër karaulës së Shën Nikollës në lumin Buna, kur dy anëtarë të njësisë lundruese gjetën shtetasit shqiptarë, të cilët i qëlluan me gurë  dhe i sulmuan ata me anije e tyre, transmeton Ulqini Online.

 

“Ata arritën të dilnin nin në breg në anën  shqiptare dhe të iknin në drejtim të panjohur. Policia kapi anijen e tyre, në të cilën kishte rreth 20 kilogram akrepi dhe disa objekte të tjera. Gjithçka sugjeron se ata gjuanin me dinamit”, tha një bashkëbisedues nga hetimi.