Aksioni për pastrimin e qytetit

Ilustrim

Më datën 14.09.2018 do të mbahet akcioni ,,Lets do it Montenegro,, i treti me rradhë që Komuna e Ulqinit e organizon në bashkëpunim me Asociacionin për Prosperitet Demokratik ZID.

Komuna ka caktuar lokalitetet që do të pastrohen të cilët në të shumtën e rasteve gjinden në afërsi të plazheve, shkruan Ulqini Online.

Siç mësohet nga Komuna e Ulqinit edhe këtë vit aksionit do ti bashkëngjiten OJQ-të, shkollat, punëtorët e plazheve dhe institucioneve dhe aktivistë që angazhohen për ruajtjen e ambientit.

Me këtë rast komuna i bën thirje edhe njëherë të gjithë të interesuarve që të japin ndihmesën e tyre për një qytet sa më të pastër.