”I gjithë Shtoji do të çohet në këmbë” – Rreth 50 veta protestojnë për kthim të tokës

proteste-shtoj

Foto: Samir Adroviq, Vijesti

“Sot ishte rreth pesëdhjetë njerëz, por nëse është e nevojshme, i gjithë Shtoj do të çohet këmbë. Do të  bllokojmë edhe rrugët, sepse ne nuk kërkojmë të huajën por vetëm tonën të cilën paraardhësit tanë na kanë lënë”, kështu tha  tha Anto Rudoviq i cili është duke ndjekur procedurën për kthimin e pronës në Shtoj.

Siç shkruan Vijesti, të premten në Shtoj të Ulqinit kanë protestuar rreth 50 persona të cilët ishin mbledhur te toka ku ka mesi i muajit mars do të duhej të fillonin punimet në ndërtimin e akvaparkut.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës Fatmir Gjeka,  për “Vijesti” e ka bërë të qartë se toka i takon komunës, çka mund të vërtetohet lehtë në katastër, dhe se askush nuk ka të drejtë të luaj me interesat e qytetit dhe shtetit.