Takimi i përfaqësuesve të Këshilleve Kombëtare  me delegacionin e ODIHR-it

 

 Takimi i përfaqësuesve të Këshilleve Kombëtare  me delegacionin e ODIHR-it (Misioni i ekspertëve për të drejtat e njeriut)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e delegacionit të ODIHR-it (Misioni i ekspertëve për të drejtat e njeriut)  z. Omar Fisher dhe znj. Dinoza Satarova, ku është diskutuar për problematikat dhe çeshtjet me te cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi. Kryetari i Këshillit për këtë takim ka përgatitur një raport për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe sfidat e sferave të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen, si: përfaqësimi autentik i shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi (vendet e rezervuara), avansimi i përfaqësimit të shqiptarëve në administratë në proporcion me numrin e popullsisë, përdorimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe në administratën dhe shërbimet publike, mbrojtja dhe ruajtja e kulturës dhe identitetit kombëtar, situata socio-ekonomike e trevave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, problematikat në fushën e arsimit, mediat dhe informimi në gjuhën shqipe, etj, kështu mësohet në një kumtesë të Shërbimit për informim i KKSH-së.

Nga përfaqësuesit e delegacionit të ODIHR–it është theksuar se të dhënat e përcjellura  nga Këshillet e pakicave, do të jenë pjesë përbërëse e progres-raportit të ardhshëm që Bashkimi Evropian përgatit për Malin të Zi për përmbushjen e kritereve për integrimin Evropian.