25 çiftet nga Rozhaja mbeten pa stolitë e arit – Ambasada turke në Kosovë konfirmon konfiskimin

stoli-ariAmbasada e Turqisë në Kosovë e ka pranuar se ka futur një sasi ari në Kosovë, të cilën më pas e ka dërguar drejt Malit të Zi. Express, ka raportuar se sasia e arit do të ishte konfiskuar nga doganierët kosovarë, po të mos kishte ndërhyrë vet drejtori i doganave Lulzim Rafuna. Sqarimi i Misionit diplomatik turk është skandaloz dhe në shpërputhje me rregullat diplomatike.

Ambasada e Turqisë ka pranuar se personeli i saj ka sjellë një sasi ari në Kosovë, që për destinacion final e kishte Malin e Zi. Në një komunikatë për media, Ambasada e Turqisë, ka thënë se ari është sjellë si dhuratë për 25 çifte që do të martoheshin në Mal të Zi, në qytetin e Rozhajës. Po ashtu, sipas Ambasadës së Turqisë, në gjithë këtë, është e përfshirë edhe Bashkësia Islame e Malit të Zi.

Në përgjigjen e tyre, nuk kanë dhënë shpjegime se pse nuk është deklaruar në doganë sasia e arit pasi këto stoli nuk kanë qenë të destinuara për nevoja të Ambasadës. Dërgesa diplomatike duhet të vijnë në paketa apo cargo me vulë dhe blombë diplomatike e jo nga të sillen nga persona fizikë.

Apo kjo ambasadë edhe më tutje vazhdon ta konsiderojë Kosovën si një vilajet të vetin duke mos e respektuar asnjë procedurë doganore.
Ironia është se në gjithë këtë është e përfshirë edhe Bashkësia Islame e Malit të Zi. Pra prej kur Shën Valentin qenka një festë për Bashkësinë Islame.

Ja çfarë ka deklaruar Ambasada e Turqisë për këtë skandal.
Në kuadër të projektit social të organizuar nga ana e Ambasadës Turke në Podgoricë, Ambasadës Turke ne Prishtinë dhe Bashkësisë Islame të Malit të Zi stolitë të sjellura nga Turqia si dhuratë për 25 çifte që do të martoheshin në qytetin Rozhaje me datën 14.02.2015 janë ndaluar nga ana e Doganës së Aeroportit të Prishtinës me datë 13.02.2015. Stolitë e poshtëpërmendura, të cilat në asnjë mënyrë nuk kan qenë çështje të procedurave tregtare komerciale dhe që janë përdorur për qëllime bamirësie, me kërkesën e shkruar nga Ambasada jonë janë lëshuar nga Dogana e Kosovës si çdo mall tjetër diplomatik ne kuadër të legjislacionit Kosovar lidhur me imunitetet dhe privilegjet diplomatike. Ambasada Turke në Podgoricë në të njejën ditë iu ka prezentuar çifteve stolitë e poshtëpermendura.
Stolitë:
1. 25 unaza ari
2. 25 qafore ari
3. 25 unaza argjendi
4. 50 orë dore (nuk janë luksoze apo të arit)

/Gazeta Express/