LD në MZ, dega Plavë-Guci, kundër projektit të minihidrocentralit në Vuthaj

vuthaj-minihidrocentraliKomunikatë për opinion e LD në MZ,  dega Plavë-Guci

Të shqetësuar dhe të indinjuar  nga riaktualizimi i diskutimit për ndertimin e HEC-it  mbi lumin Gërrl në fshatin Vuthaj, ne mbledhjen e radhes  te kryesisë së  LD në MZ dega Plavë-Guci  të mbajtur  me dt. 18. 02. 2015 ku  ndër  pikat e tjera të rendit të ditës  u  diskutua   pikërisht  riaktualizimi i  i çështjes në fjalë pas vizitës    së    Ambasadorit të Austrisë  në MZ  që zhvilloi në  Komunën e Gucisë së bashku me përfaqsuesin e firmes Austriake ECG   me dt. 06. 02. 2015. Në këtë takim mikpritës ishin përfaqesuesit e pushtetit lokal të Komunës së Gucisë,   Kryetarja e Komunës , kryetari i kuvendit Komunal  si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike pjes e pushtetit lokal. Ketij projekti gjegjësisht kesaj firme iu dha koncesioni nga qeveria e Malit të Zi  pa pyetur fare popullatën vendase të fshatit Vuthaj, pa marrë parasysh pasojat ekologjike negative që do të shkaktonte realizimi i tij.

I bëjmë me dije opinionit publik,  mediave  në MZ dhe më gjerë  se LD në MZ dega Plavë-Guci është e pa lekundur  në qendrimin  e saj kundershtues  të mbajtur  që në gjenezen e këtij projekti  në  vitin 2011. Qendrimin tonë aso kohe  e kemi shprehur në të gjitha  takimet që vet koncensionari i ka mbajtur me ne  si dhe në takimet e shumta me përfaqesuesit e pushtetit lokal të Komunës  Plavë- Guci  dhe të Qeverisë  së Malit të Zi.

Në mbeshtetje të popullatës  kemi qenë bashkëpunues me Bashkësinë  lokale Vuthaj, partitë  politike shqiptare (UDSH  dhe  FORCA degët e tyre për Plavë-Guci) dhe OJQ. ALPET SHQIPTARE. Si rezultat i  bashkëpunimit kemi qenë të njëzeshem në kundershtim të realizimit të ketij projekti dhe njezëshmi i jemi drejtuar me peticion  te gjitha organeve të pushtetit qendror dhe lokal  në Mal te ZI si dhe  firmes  koncesionare ECG nga Austria.

LD në MZ dega Plavë – Guci  duke qenë subjeki me i madh politik i shqiptarve në këtë trevë,   shpreh edhe njëher përkrahjen ndaj popullatës së fshati Vuthaj  në kundershtim të pa lekundur të realizimit të këtij projekti.  Ftojmë edhe subjektet e tjera politike që edhe një her ti bashkohen qëndrimit tonë në përkrahje të interesave të  popullsisë që ta mbrojmë  natyren  dhe ekonomine tonë .

I bejmë me dije qëndrimin tonë të palekundur  në kundershtim të këtij projekti,  pushtetit lokal të Komunës Guci, pushtetit qendror në Mal të Zi , firmes koncesionare ECG, Ambasades Austriake, Ambasades së Shqiperisë  si dhe perfaqësive të tjera  diplomatikë të vëndeve të Bashkimit Evropian  ku Mali i Zi kërkon të antarësohet.

LD në MZ dega Plavë-Guci
Kryetari
Bujar Hasangjekaj