“Zbrazët Ulqini”

Festa e Kurban Bajramit duket se ka zbrazur në masë jashtëzakonisht të madhe plazhet dhe qytetin e Ulqinit nga fluksi i lartë i mysafirëve që kishin mbushur këtë qytet 15 ditët e fundit.

Ditën e diele e sidmos paradrekën e së hënës ke mundur për të vërejtur plazhe gjysmë të zbrazura dhe rrugë të qytetit pa tollovinë e zakonshme për këto ditë, shkruan Ulqini Online.

Fillimi shumë i vonë i sezonit, numër më i vogël i mysafirëve krahasuar me vitet e kaluara dhe tani Festa e Bajramit duket se po përfundojnë një sezon me të cilin banorët vendas nuk janë aspak të kënaqur.