Nimanbegu dhe Shkrela në Parlamentin evropian

Parlamenti-evropianTema: “Kufijtë e mençur – Sfidat evropiane, përvojat nacionale, rruga përpara”

Në Parlamentin Evropian në Bruksel më 23 dhe 24 shkurt do të mbahet takim ndërparlamentar të Parlamentit Evropian dhe parlamenteve nacionale në temën: ” Kufijtë e mençur – Sfidat evropiane, përvojat nacionale, rruga përpara “.

Në takimi do të marrin pjesë përfaqësuesit e komisioneve përgjegjëse të parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, ku vëmendje të veçantë do tu jepet propozimeve për rregullat që duhet të rregullojnë hyrjen dhe daljen nga Bashkimi Europian nga ana e shtetasve të vendeve të treta dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në territorin e BE-së, njofton Parlamenti i Malit të Zi.

Në këtë takim do të marrin pjesë anëtari i Komisionit të sistemit politik, gjyqësorit dhe administratës – deputeti Genci Nimanbegu dhe anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje – deputeti Luigj Ljubo Shkrela.