PUNA LARG E UDHËTIMI SHTRENJTË!

Nga Gjokë Gojçaj 

Si mundesh të punosh në Amerikë e te udhëtosh shko e eja, Tuz- New York, dite per dite?!
E pamundur!
Unë për veten time, gjithe kete rruge e gjithe keto shpenzime nuk do ti perballoja dot, as fizikisht dhe as financiarisht! Do te merzitesha edhe nga turbulencat e perditshme te ajrit! Edhe “Dry Cleaners” do ta vizitoja me shpesh.
Jam i sigurte se do ta humbja edhe punen, e pastaj perdite do frekuentoja poshte e nalte me te njejten gazete nen sqetull, kinese njefarë intelektuali.

Shume punetore jetojne sot neper qytete e vende te ndryshme te cilat nuk i kane zgjedhur nga deshira, por pershkak te vendit te punes. Ne Amerike mesatarja e levizjeve nga banesa eshte rreth 7 vjete.
Per dimenzionet tokesore, relacioni Tuz- New York eshte nje dimension i madh, gjigant. Por shikuar pak nga distanca- nga perspektiva e nje sateliti artificial te duket sa midis Kodres se Kishës dhe Bjeloskjaut, ose sa midis Zyrës se Spasojës dhe Kafanës se Xhemit, ne Tuz.

Kur mesoja ne shkollen e mesme ne Tuz, nuk isha kurrfare emigranti, por banoja atje nga pamundesia per te udhetuar per cdo dite. Udhetoja nje here ne jave. Udhetoja here ne kembe e here me merrte ndokushe ne karrocë.
Gjate shkollimit tim ne Prishtine, ku tashmë ishte edhe me larg shtepise, udhetoja njehere ne tre muaj.
Rruge e larget dhe shpenzime akoma ma te paperballueshme! Per fat te mire, udhetimi prape ishte tokësor, megjithese gjate ngricave dimnore, edhe rreshqites!

Tani duke qene me pune disa mijra kilometra larg, jo vetem qe me duhet te siguroj nje strehë per te fjetur atje, por edhe te krijoj disa kushte per jetesen e perditshmeme atje ku eshte puna, dhe vetem nje here ne vit (pasi clirohem nje fije nga rutina ditore), blej nje bilete dhe kethehem ne shtepi.
Une mund ta beja njenen rruge, pa problem, me nje “bark bukë”, pa valixhe…., perveç nje çante dore. Por këthimin ne pune, te nesermen, sigurisht qe do ta beja me vonese…here 10 minuta, here 18 minuta, here nje ore, dhe pas disa vonesash te ketilla, bosi, detyrimisht do te me largonte nga puna sikur nje punetor te papergjegjshem e te padiciplinuar!
E kane qitur nga puna filanin- do te thonin njohesit e mi, atje dhe kha. Ka vonua- ashte habitun rruges…!
Kjo tani nuk me ndodhe, sepse flej atje dhe asnjehere nuk vonoj, as nje sekond!
Nuk jam vonuar ne pune asnjehere, as per 20 vjetet…., kur punoja ne Tuz!

Tani, a mund te quhet mergimtar apo gurbetqar puntori qe e ka punen shume larg dhe nuk mundet te udhetoje, pervec nje here ne vit?!
Une mendoj se jo. Madje, as qe e pranoj hiç! As i diasporuar!!!
A mund te quhet turist i njejti punetor, kur vjen ne shtepine e vet per te vazhduar jeten e ketushme aty ku e ka pase nderpre heren e fundit?!
Jo, as turist nuk mund te quhet!.

A mund ta konsideroj kohen qe kaloj per 3 ose 4 jave, ne vendin tim, kohe pushimi…,dhe Malesine si nje destinacion te perzgjedhur per pushim dhe rekreacion? A eshte ky vendi me i bukur ne bote? Apsolutisht jo! Kam pare vende shume me te bukura ku e ndan pushimin dhe buxhetin me veteveten shume me mire.
Por eshte bukur dhe askund me bukur sepse je ne shtepine tande.

Une pra gjate ketyre javëve vetem po jetoj ketu sikur te ketushmit dhe po pushoj ma pak se te ketushmit! Nuk po ndjehem as kurrefar turisti!
Nuk eshte turizem endu poshte-nalte, takoju me te afermit, takoju me shoket, vizito te semurët, shko ngushelloi familjet e bashkevendasve, miqeve e shokeve per humbjet qe kane patur gjate vakancës sime, ose shko dhe uroju te tjeteve per gezimet dhe sukseset qe kane pase per kohen sa nuk isha tek shtepia! E kupton qe nuk je turist edhe sepse s’te vjen askush per te thane mire se erdhe, e shumehere kalimtaret me veture vetem e shtypin burine, kur me shohin ne ballkon! Ndoshta…, sepse kethimet ne shtepi, nje here ne vit u duken perditëshmëri!!!
Heren e fundit, para nje viti shkova si turist, nga Nju Jorku ne Detroit, per te vizituar dhe vetem vizituar te afermit dhe komunitetin…! Turist.
Me pelqen te udhetoj me veture sepse, degjoj muzike, shoh natyren dhe clodhem duke u ndje si cilido tjeter amerikan qe gjendet ne autostrade.
Une, ketu ne Malesi, thjeshte, po i mbushi vendit dhe shtepise sime ate boshllekun periodik qe me shkakton puna shume e larget.
…E kur i vizitoj bashkefshataret e mi dere-per-dere, s’kane pse te me ndjejne sikur u erdhi nje turist ose nje mergimetar me te cilin duhet perqafuar permallshem, kur as ata, njeni tjetrit, nuk i hyjne brenda me shpesh se nje here ne vit, e ndoshta edhe ma rralle?!
Une duhet ti pershendes me “ç’kemi” (what’s up), apo “ç’bëni”, sepse keshtu pershendeten edhe ata ndermjet veti, kur shihen jo me shpesh sesa me mua?!

Me duket se gjerat e kesaj natyre i kemi definuar teper gabimisht.

Qendroni me shendet!

/Marrë nga faqja e autorit në FB/