MURIQI BASHKON KRANJANËT (video)

Foto: Memli Kurti

Këto ditë në kuadër të Ditëve të Diasporës në Krajë, Shoqata “Kraja” në bashkëpunim me degën e saj në Krajë dje ka organizuar Piknik në Muriq ku të pranishmit patën mundësinë të argëtohen me muzikë, lojra të ndryshme dhe shetitje me barkë.

Poashtu në piknik për të gjithë të pranishmit kishte ushqim dhe pije falas të cilat u financuna prej diasporës së Muriqit ne New York.

Për datën  7 gusht 2018 në ora 21:00 në qendër të Krajës (Ostros) është paraparë një mbërmje muzikore ku të pranishmit do të argëtohen nga këngëtarët: Vesel Pelinku, Myzafer Koliqi, Elizabeta Marku, Valdet Luka, Blerim Marshiqi, Afrim Çobi (orkestër), Ilir Gjecbrita (orkestër).

Për aktivitetin në Muriq rtk ka realizuar një videokronikë që mund të shikoni më poshtë.