Në Vuthaj të Plavë-Gucisë u organizua tubimi i përvitshëm “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”

Vuthaj mirëpriti Shqiptarinë!
 
 
 
 
Përgatiti Beqir SINA – New York
 
 
 
22 grupe folklorike shqiptare në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar : “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”. Fituese e festivalit doli Shoqëria Kulturore Artistike “Besa” nga Treishi i Malësisë së Madhe
 
 
VUTHAJ : Në Vuthaj të Plavë-Gucisë për 3-ditë rresht u organizua Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, tubimi i përvitshëm “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”. Në këtë aktivitet u prezantuan 22 ansamble dhe grupe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Diaspora u prezantuan në festivalin e përvitshëm folklorik mbarëkombëtar, në Vuthaj të Plavës e Gucisë.
 
Aktivitetet kulmuan me tubimin tradicional popullor, “Mirë se vini në Alpet Shqiptar 2018” dhe kësaj radhe përkuan me vitin Jubilar të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) dhe 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe u zhvilluan në një luginë me bukuri të mahnitshme në Vuthaj ( Plavë- Guci) nga data 30-31 korrik-1 gusht 2018.
 
Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata e Alpeve dhe shoqata “Maja e Karafilit”, mbështur edhe nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar.
 
Presidenti Ilir Meta i pranishëm në këtë aktivitet u vlerësua me “Mirënjohje”, për “Demokratizimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon”.
 
Grupet që u prezantuan në festivalin, “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, u vlerësuan me mirënjohje nga një juri profesionale për vlerat që ato mbartin në ruajtjen dhe kultivimin e traditave popullore dhe folklorin shqiptar.
 
Plava dhe Gucia – e cila është edhe krenaria e Alpeve shqiptare, edhe këtë vit (30-31 korrik-1 gusht 2018) në Vuthaj, mbajti tubimi tradicional mbarëkombëtar “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”, shoqeruar me festavalin e organizuar nga Shoqëria Kulturore Maja e Karafilit – Shoqata e Alpeve- Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, duke e vazhduar këtë traditë të mrekullueshme në Alpet Shqiptare, për më shumë se dy dekada.
 
Shqiptarët e kësaj treve të cilët frymojnë vetëm shqip kan marrë me këtë organizim mbarëkombëtar një bekim të përjetshëm një mirënjohe për gjith atë çka kan dhënë dhe kan bërë gjatë gjithë historisë për kombin tonë, me dijen, gjakun dhe jetën e tyre për flamurin kuq e zi dhe indentitetin tonë kombëtar.
 
Shqiptarër e kësaj treve mbajnë tashmë edhe tubimin tradicional si dhe festivalin mbarëkombëtarë : “Mirë se vini në alpet Shqiptare”, i cili po shpërfaq për çdo vjet në Vuthaj, aty ku mbahet ky festival visaret e bukura të këngës, valles, melodisë dhe veshjeve folklorike nga Shqipëria, Kosova e çdo trevë shqiptare e diaspora.
 
 
Keto aktivitete që u organizuan nga Shoqeria Kulturore Maja e Karafilit- Shoqata e Alpeve- dhe Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, janë përgaditur duke përzgjedhur edhe informacionet si dhe fotografitë e bukura për këtë festival.
 
Festivali mbarë kombëtarë : “Mirë se vini në alpet Shqiptare” kësaj radhe përkojë me vitin Jubilar të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) dhe 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe u zhvillua në një luginë me bukuri të mahnitshme në Vuthaj ( Plavë- Guci) nga data 30-31 korrik-1 gusht 2018, thekson organizatori.
 
 
Në një postim në facebook anëtarja e SHKA “Maja e Karanfilit, Rilinda Gjonbalaj, e cila është e bija e veprimtarit të njohur Tahir Gjonbalaj, themelues dhe udhëheqes i ketyre takimeve tradicionale, në Vuthaj, lidhur me këtë festival ndër të tjera shkruan se u mbajt me sukses tubimi tradicional ” Mire se Vini në Alpet Shqiptare ” Vuthaj 2018 si dhe edicioni i tretë i festivalit “Kënga dhe vallja Shqipe na Bashkon” dhe se SHKA” BESA” nga Trieshi, u nderua me kupën e vendit të parë, kurse vendin e dytë e mori Ansambli Folklorik “ALB” nga Tirana, dhe vendin e tretë SHKA”JETA E RE” nga Kumanova, shkruan Rilinda, duke shtuar se po ashtu u ndanë edhe shum çmime tê tjera per grupet pjesmarrese.
 
 
Azgan Haklaj President i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar, pjesë e organizimit të këtij festivali mbarëkombëtar në Vuthaj, i cili vazhdon të jetë faktoi më kryesor në organizmin e vlerave më brilante të artit dhe të kulturës së kombit shqiptar, në të gjitha festivalet folklorike kombëtare, në Shqipërinë Etnike, e quan këtë festival një sukses të jashtëzakonshëm, në një postim në Facebook.
 
Kështu zoti Haklaj, i cili është parlamenti shpirtëror i kombit shqiptar, i cili ka organizuar dhe vazhdon të organizojë festivalet dhe spektaklet më kryesore, që kanë në fokus të aktiviteti të tyre traditën dhe kulturën shqiptare, i ka dhënë vlersimin më të lart këtij festivali, për shkak të vlerave të traditës dhe kulturës që prezantohen në festivalin mbarëkombëtarë : “Mirë se vini në alpet Shqiptare”.
 
“Kësaj radhe përkojë me vitin Jubilar të Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) dhe 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe u zhvillua në Vuthaj ( Plavë- Guci) nga data 30-31 korrik-1 gusht 2018” thotë Haklaj .
 
 
Uk Gjonbalaj, një veprimtar nga SHBA, i cili së bashku me dhjetra bashkëvendas të tij, të cilët janë edhe pjesmarrës për çdo vjet të këtyre tubimeve tradicionale, dhe janë duke shijuar mrekullinë e këtyre alpeve shqiptare, shkruajti në llogarinë e tij personale në Facebook :” Vuthajt, ishin këto ditë plotë gjallëri dhe kuq e zi, kudo, këngë e valle melodi dhe mikëpritje bujare Vuthjane, gjenë në çdo shtëpi ,local apo shesh, keyesisht me vuthjanët e Diasporës, të cilët e kan gjallëruar këtë trevë së bashku me mysafirët e shumtë nga Shqipëria, Kosova shqiptarët e Maqedonisë, Malit të zi, e trevave të tjera,”.
 
 
Shtypi shqiptar njoftoi gjithashtu se edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në Plavë dhe në Guci të Malit të Zi, ka marr pjesë i shoqëruar nga këshilltari i tij Flamur Gashi, në tubimin tradicional mbarëkombëtar “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”.
 
“Plava dhe Gucia është një parajsë e vërtetë, e prekshme, njerëzore dhe natyrore. Është një parajsë, e cila mund t’i sigurojë një të ardhme shumë më të mirë këtij komuniteti jashtëzakonisht patriotik, i cili edhe në kushte të vështira ka ditur të mbijetojë, të qëndrojë dhe të ruajë traditat më të mira kombëtare dhe njerëzore të kësaj treve”, ka thënë Meta, shkruan shtypi shqiptar.
 
“Vizitova kullën 200-vjeçare të Çelajve dhe vërtet jam shumë i kënaqur për këtë eksperiencë që përjetova atje, sepse m’u duk sikur vërtet u ktheva në historinë e gjithë kësaj treve të lavdishme, aq të pasur me vende historike dhe me kaq shumë monumente natyrore”, ka shtuar ai.
 
“Plava dhe Gucia ka një peizazh kaq të mrekullueshëm sa që vërtet unë besoj që në pak vite një ndryshim edhe më i madh ekonomik e social do të vijë këtu për gjithë komunitetin”, është shprehur Meta.
 
Ai është shprehur i lumtur që rruga mes Tiranës dhe kësaj krahine të Alpeve shqiptare është shkurtuar shumë dhe shqiptarët do shkojnë atje për turizëm.
 
“Jam i lumtur që më në fund edhe rruga nga Tirana në Plavë e Guci është më pak se tre orë. Këtë duhet t’ua themi të gjithëve në Shqipëri, pasi me të drejtë shumë shqiptarë nga Shqipëria, të cilët i duan malet, turizmin malor, shkojnë prej vitesh në Kolashin, Zhablak, Mavrovë… Absolutisht unë jam i sigurt se kur ata të vijnë në Plavë e Guci do ta kenë të vështirë që të shkojnë në një vend tjetër”, është shprehur Meta.
 
Gjatë vizitës në Plavë e Guci, Presidenti Meta ka marrë pjesë në manifestimin tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”, në Vuthaj, ku morën pjesë një numër i madh i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga trojet tjera. Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe shumë mërgimtarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Kanada apo edhe në Australi e në Zelandë të Re.
 
Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për diasporën tonë që kontribuon me shumë pasion për ruajtjen e traditave dhe vlerave të trashëguara. Ai gjithashtu vizitoi kullën mbi 200-vjeçare të Çelajve në Vuthaj, e cila ruan traditat më të çmuara kombëtare e njerëzore të kësaj treve.
 
Presidenti Meta u nderua nga drejtuesit e Festivalit Folklorik Kombëtar dhe nga Shoqata “Krenaria e Alpeve shqiptare” me Mirënjohje, me motivacionin “për demokratizimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon”.