Dr. Brahim Ardolli nga Kraja emërohet drejtor ekzekutiv në spitalin “SIUH” – Staten Island – New York

Dr. Brahim Ardolli

Shqiptari, Dr. Brahim Ardolic, emërohet drejtor ekzekutiv në spitalin “SIUH” – Staten Island – New York

Nga Beqir SINA – New York City

Në kete spital po ashtu sherbejnë mbi 10 mjekë shqiptar : Juliana Andrea EKG Tech, nga Shkodëra; Betim Efendija PA Surgery, nga Gjakova; Iliriana Sela PA Administration, Dibër; Milazim Durakovic PA Emergency Department, nga Kraja; Senada Lekperic PA Trauma, nga Kraja, mjekët Dibran të punësuar në SIUH si Violeta Xhuglini, Arjan Sela, lirije Chekallniku Cemena dhe shumë të tjerë

STATE ISLAND NYC : Brahim Ardolic, MD, kryetar i mjekësisë emergjente në Spitalin Universitar Staten Island (SIUH) të Northwell Health, është emëruar drejtor ekzekutiv i spitalit me 666 shtretër, mbikëqyrës i kampuseve të Veriut dhe Jugut të SIUH. Ai zëvendëson kështu që nga maji i këtij viti mjeken Donna Proske, RN, që u tërhoq së fundmi pasi e ka drejtur spitalin që nga viti 2013.

Simbas, gazetës më të madhe e këtij ishulli “Staten Island Advance”, thuhet se Dr. Brahimi, ka qenë i dobishëm në transformimin e Departamentit të Mjekësisë Emergjente të SIUH në një strukturë moderne akademike me prani rajonale dhe kombëtare. Ai ka shërbyer si kryetar i spitalit të mjekësisë emergjente që nga viti 2007. Më parë këtë vit, ai u emërua zëvendës i presidentit të rajonit perëndimor të linjës së shërbimit të mjekësisëBrahimi njihet nga të gjithë banorët, në Saten Island, se është me origjinë shqiptare ngase ai shërben tash sa vite Staten Island, e cila është një zonë në New York City, me një numër të lartë shqiptarësh. Sidomos, me shqiptarët e emigruar nga Dibra, Kraja dhe Ulqini, të cilët përbëjnë dhe komunitetin më të madh në këtë ishull me 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të ishullit njujorkez Staten Island. emergjente të Northwell Health, me mbikëqyrjen administrative të departamenteve emergjente të sistemit shëndetësor në Manhattan, Staten Island dhe Westchester County.

“Brahim Ardolic ka qenë një yll në rritje që kur iu bashkua Spitalit Universitar të Staten Island më shumë se një dekadë më parë”, tha Michael J. Dowling, president dhe CEO i Northwell Health. Sakaq ai shton se: “Për një kohë të gjatë në Staten Island, angazhimi i tij ndaj komunitetit është provuar herë pas here, sidomos gjatë ditëve të stuhive dhe epidemisë aktuale mbi mijëra familje. Aftësitë drejtuese dhe mendimi i Brahimit në zhvillimin e programeve të reja dhe kujdesin e pandërprerë emergjent në përgjigje të çështjeve të shëndetit publik në ishull e bëjnë atë një zgjedhje ideale për të udhëhequr spitalin dhe afro 6 mijë të punësuar”.

Si kryetar i mjekësisë emergjente, Dr. Ardoliç ndihmoi në dizenjimin e departamentit të emergjencës, zhvilloi sisteme të IT dhe inicioi efikasitete të shumta të procesit. Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka punuar për të mbështetur programet e trajnimit të SIUH. Ndër arritjet e tij krenare ishin themelimi i Programit të Shëndetit të Mjekësisë Emergjente të Spitalit, i cili ka ndërtuar rrjet me mjekë të talentuar dhe ka ndihmuar banorët lokalë gjatë uraganeve Sandy dhe Irene.

Pavarësisht që banorët në atë kohë kanë pasur të bëjnë me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore të Staten Island në uraganin Sandy, ekipi i Dr. Ardolic menaxhoi kujdesin e pacientit duke mbajtur shërbimet e trajtimit bazë të gatshme për banorët e lishullit SI.

Dr. Ardolic u bashkua me SIUH në 2004 si drejtor administrativ i shërbimeve mjekësore emergjente. Ai e filloi karrierën e tij si një mjek në Qendrën Spitalore të” King’s County Hospital Center”. Ka botuar artikuj të shumtë mbi mjekësinë emergjente ndërsa diplomën e mjekësisë e ka fituar në Brooklyn College.

“Një kohë të gjatë në Staten Island, angazhimi i tij ndaj komunitetit është provuar herë pas here, sidomos gjatë stuhisë Sandy dhe gjatë epidemisë aktuale të opiumit (drogës vdekjeprurëse) që ka ndikuar në mijëra familje në Staten Island”, shtoi Dowling.

“Udhëheqja dhe mendimi i Brahimit në zhvillimin e programeve të reja dhe kujdesin e pandërprerë emergjent në përgjigje të çështjeve të shëndetit publik që përballen me ishullin e bëjnë atë një zgjedhje ideale për të udhëhequr spitalin dhe afro 6 600 punonjës”.

Si kryetar i mjekësisë emergjente, Dr. Ardoliç ndihmoi në dizenjimin e departamentit të emergjencës me një shtes edhe prej 74 krevateve të SIUH. Ai zhvilloi sisteme të TI dhe inicioi efikasitete të shumta të procesit. Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka punuar për të mbështetur programet e trajnimit të SIUH dhe për të zgjeruar portofolin e financuar nga grantet si nënkryetar i hulumtimit.
Ai ka botuar një numër artikujsh mbi mjekësinë emergjente dhe aktualisht është president i New York Chapter College – Shoqata e Mjekëve American të Emergjencave (NYACEP), ku ai ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve për tetë vjet.

Familja e Dr. Ardolic emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Kraja në Mali i Zi në vitin 1973 dhe u vendos në Gjirin e Princit. Ai u diplomua nga Tottenville High School dhe fitoi diplomën e tij mjekësore nga SUNY Downstate Medical Center dhe diplomën e tij të lart në Mjeksi nga Brooklyn College.

Duhet theksuar se qendra spitalore SIUH e cila është një nga më të mëdhat në New York, ka edhe numërin më të madh të mjekve shqiptar që shërbejnë në këtë spital, aqasa komuniteti shqiptar e quan tani që edhe Drejtor është Dr Brahim Ardolic, nga Kraja, si “Spitai Shqiptar”.

Në bashkëpunim me Staten Island University Hospital, Shoqata Aatdhetare Dibra me 25 Mars 2017 organizoi në shërbim të komunitetit një ditë shërbimi/vizitë falas për të gjithë komunitetin shqiptar në ishullin e Staten Island, për ata që ndoshta për një arsye apo tjetër nuk kishin sigurim shëndetësor.

Kjo iniciativë përveç shërbimeve dhe testeve ju mundësojë po atë ditë, poashtu edhe një orë edukative nga Dr.Holmes për parandalimet nga sëmundjet e rënda siç janë kanceri i gjirit, kanceri në zorrën e trashë, kanceri i prostatës etj.

Stafi i këtij organizimi poashtu informoj të gjithë atyreve që u kualifikuan për sigurim nga fondi i bamirëse, vlen të theksohet se për këtë shërbim në ndihmë u erdhën mjekët Dibran të punësuar në SIUH si Dr. Iliriana Sela, Violeta Xhuglini, Arjan Sela, lirije Chekallniku Cemena dhe shumë të tjerë.

Ju bëjmë thirrje që të merrni pjesë sa më shumë në këtë shërbim, nëse disa nga ju nuk posedoni dokumente qëndrimi këtu në SHBA mos u brengosni të gjithë jeni të mirëseardhur!

Në kete spital po ashtu sherbejnë edhe Juliana Andrea EKG Tech, nga Shkodëra; Betim Efendija PA Surgery, nga Gjakova; Iliriana Sela PA Administration, Dibër; Milazim Durakovic PA Emergency Department, nga Kraja; Senada Lekperic PA Trauma, nga Kraja.

Brahim Ardolic është 46 vjeç dhe ka lindur në Kraj.

Aktualisht, është me banim në New Jersey, me bashkëshorten e tij, Emma (ish banore e Stapleton), kanë dy djem, 10 dhe 13 vjeç.

Ndersa jetonte më parë në lagje në Brooklyn, dhe në Staten Island, NY, tash ai punon në Spitalin Universitar të Staten Island dhe ka detyren Drejtor Eksekutivë i Spitalit SIUH.

Etnia e tij është shqiptar, përkatësia politike e të cilit aktualisht është një demokrat i regjistruar; dhe pikëpamjet fetare janë të listuara si besimtar musliman.

Anëtarët e tjerë të familjes përfshijnë Agim Ardolic dhe Isuf Ardolic.

Ai ka një të ardhur vjetore të raportuar prej 250 mijë dollar + dhe një vlerë aktuale neto prej 100,000 deri dollar në vit.