Dr. Millosh Peroviq: Shasi së pari ishte qytezë ilire, e pastaj qytet mesjetar

Kisha e Shën Mërisë

Shasi vazhdon të mbetet kryetemë e mediave proserbe dhe në neglizhencë totale nga ata shqiptare pas ngjarjes së të dieles së kaluar. Nëse kësaj neglizhence i shtohet heshtje e pjesës më të madhe të subjekteve politike, atherë situata bëhet alarmante.

Faktet historike na tregojnë dhe na çojnë në atë se Shasi së pari ishte qytezë ilire, e pastaj qytet mesjetar.

Në veprën e dr. Millosh Peroviq “Tivari dhe Ulqini – Funksionet ekonomiko – gjeografike bashkëkohore” (“Bar i Ulcinj – Savremene privredno – geografske funkcije”, botuar në Nikshiq më 1988, në faqen 155, në fusnotën 307 është dhënë sqarimi i mëposhtëm nga vetë ky autor: Shasi “ndodhet në rrugën veriperëndimore që çonte nga Durrësi nëpër Shkodër e deri në Prizren. Kjo ishte së pari qytezë ilire, e pastaj qytet mesjetar… Ishte qyteti më atraktiv i Adriatikut jugor”. (“Nalazi se na sjeverozapadnom putu koji vodio od Draca preko Skadra do Prizrena. To je bila prvo ilirska gradina a zatim srednovjekovni grad… Bio je najatraktivniji grad juznog Jadrana”).