Historiani malazez: Kisha e Shën Gjonit në Shas e ndërtuar në frymën e përvojave ndërtimore romaneske

Kisha e Shën Gjonit në qytetin e Shasit

Nga Aleksandar Çilikov*

………………..

Në pjesën e fortifikuar të qytetit, mu në afërsi të portës veriore, gjenden gërmadhat e katedralës së Shën Gjonit, mbrojtësit të Shasit, e cila sipas një mbishkrimi të dëmtuar është ndërtuar në vitin 1300. Absida e kësaj kishe ndodhet në brendi të katit përdhesë të kullës së vjetër me gërmadhat e katit. Bazamenti kënddrejtë i zgjatur i kishës është paksa i deformuar – sigurisht që forma e tillë ka të bëjë me faktin se ndërtimi i është përshtatur terrenit jo të rrafshtë shkëmbor. Kisha është vendosur në drejtimin perëndim – lindje. Brenda dhe jashtë absida gjysmërrethore, e harkuar me gjysmëkube, është e ndërtuar në katin përdhesë të kullës së vjetër – mbase kambanores, të ndërtuar në frymën e përvojave ndërtimore romaneske. Muret e katedrales i karakterizon teknika solide e ndërtimit në formën e gurëve katrorë të latuar, të vendosur në radhë horizontale. Mbi portal në murin perëndimor është lineta në formën e gjysmëharkut.

Muri verior i katedrales bashkohet me murin mbrojtës të qytetit, kurse në murin jugor gjenden disa vrima të vogla dritaresh, njëra prej të cilave posedon harkun e thyer. Pjesa lindore e kishës, sigurisht vendi i korit, ka qenë i ndarë me mur ndarës të cekët.

Duke pasur parasysh datën kur mendohet të jetë ndërtuar, viti 1300, dhe faktin se Shasi shumë përpara këtij viti ka qenë seli e ipeshkvisë me kishën katedrale, mund të supozohet se kisha ekzistuese është ndërtuar në vendin e ndonjë katedraleje më të vjetër nga e cila është ruajtur kambana ekzistuese.

…………………

 

Pjesëz e vogël nga kumtesa e autorit për Kishën e Shën Gjonit në Shas e lexuar  sesionin shkencor dhe më pas e publikaur në librin “Shasi lashtë – monument i kulturës”, botim i Shoqatës ORA