“N’qytet t’Shasit” – Këngë e vjetër kushtuar vajzës anamalase flijuar në qytetin e Shasit

N’qytet t’Shasit

N’qytet t’Shasit prej bedenit
Po shikon e bija mretit
Sheh ushtrin tuj ardhun malit
Tuj ardh malit me kadal
E nai thot mretit dy fjal.
Po vjen turku bab me na marr
E shoh bi e z’di çka d’baj
G’jat luftova smujta me e nal
Sot na thyn si dikur romant
Z’do na kursejn porsi mongolt.
Jam tuj plas bab prej marazit
Du me pa edhe i’her Shasin
Me pa s’funit d’bukren kala
Me pa burrat n’tirq të bardh
Me pa s’fundit d’bukrat gra
Me pa s’fundit djemt e ri
T’gjith arbnor, t’fisit zotni
Edhe i’her n’kish t’Shen Gjonit
Du mu rrfy simbas zakonit.
Tuj fol vajza njikto fjal
Kalas topi i ka ra
Tuj gjujt gjylet prej suks bastan
E shpoi murin anë per anë.
Merre vllan ti bab me shku
E d’gjall t’lutem me e pshtu
T’mos e lam Shasin mu shu
Se un xan tash kam qellu
Jam tuj i dhan un gji djalit
Fjet e kam ne djep prej arit
Smund ta la t’ma marr dushmani.
Masi e ngini me gji djalin
Bashk me te u hodh prej kallkanit
Njikshtu vdes e bija e shqiptarit
Tuj met legjend djal mas djalit
Kur pan tuj shndrit djepin e arit
Shterngu fort prej nanes djalit.
Mretit keq tash i ka qellu
Porsi fmi para e kan vu
E fort djalin man shtrengu
Me luftu fort ju lakmu
Kur pau vajzen si u fliju
Porse djali duhej pshtu
E qendroj zemer shterngu.

Shikon Shasin e kjan vet
Po i thot djali kur vim prep.
Kur turku ma ktu t’mos jet
As shkjau me venecian e grek
E kur d’vij pranvera e par
E shqiptart ktu kan me dal
Per atdhe ktu me majt fjal
Si kanu qe e kena pas
E tradit ilirt na e lan
Kuvend burrash ktu me majt
Si petritat zemer luan
Që lidhnin bes n’ket fush t’gjan.
Kur te vij kjo dit e re
Njiktu prep kena mu gjet
Ndigjoj djali me kujdes
E mas pak naj thot prep
Kjo kala ktu ka me met
Me hardhit e malin shkret
Po ari jon bab kujt i met.
Amanet moj tok arbnore
N’bes une arin po ta la
Gjer sa tvij dita shqiptarit
Jeten t’lir aj ktu me çu
Amanetin me ma rujt.
Njikto fjal ndigjoj djali
E si treti nen kam t’huj
Por ju la trashigim brezave
Djal mas djali me e rujt.
Toka jonë, trull i beses
Që ka lind burra me za
Ala arin sot e run
E se tret besen kurr.
Edhe sot thon ne Anë t’Malit
Gjersa tvij dita e shqiptarit
Arin toka do ta ruj.

Kang popullore e Anës Malit