Fillojnë aplikimet në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin  për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2018/2019.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit fillon nga data 09.07.2018 deri më datën 17.07.2018, ndërsa provimi pranues do të mbahet më datë 19-21.07.2018 pranë fakultetit përkatës sipas orarit të caktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
– Certifikata e lindjes (origjinali) jo më i vjetër se 6 muaj
– Dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme (origjinale, të noterizuara ose dublikatë)
– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, e noterizuar ose dublikatë)
– Kopja e letërnjoftimit
– Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online në:  http://apliko.uni-pr.edu )
– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)
– Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit

Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit, orarin e provimit pranues, dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni  në udhëzimin e mëposhtëm.

Konkurs-2018-2019-UDHËZIM