Amfilohijes i ndalohet liturgjia brenda kishës së Shën Gjonit në Shas

Mitropoliti i kishës serbe dhe ndjekësve të tij i është ndaluar mbajtja e liiturgjisë brenda kishës së Shën Gjonit në Shas nga ana e policisë.

Pas përplasjes së ndodhur në hyrje të qytetit të vjetër të Shasit ku banorët vendas bllokuan rrugëtimin e ndjekësve të kishës serbe, policia iu hapi rrugën por që nuk i la për të hyrë në kishën e Shën Gjonit në Kalanë e Shasit, aty ku edhe ishte planifikuar më parë aktiviteti, shkruan Ulqini Online.

Sipas informacioneve policia e mori këtë veprim pasi aktiviteti i kishës serbe nuk ështa lajmëruar me kohë por edhe nga apeli i Ministrisë së kulturës – Drejtoria për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe Këshillit Kombetar Shqiptar pasi ka pasur indikacione që mund të vi deri te prishja e rendit dhe qetësise publike.