Pjesëmarrja në luftërat e huaja, vepër penale – Dënim me burg deri në 10 vjet

parlamenti-mali-ziDeputetet e Parlamentit të Malit të Zi kanë diskutuar sot  për ndryshimet  e Kodit penal, i cili parasheh dënim me burg  për nënshtetasit e Malit të Zi të cilët drejtpërdrejt  ose në mënyrë tjetër marrin pjesë në fushëbetejat jashtë vendit dhe përfaqësuesit e të gjitha partive kanë paralajmëruar se  do ta përkrahin këtë akt.

Drejtorja e përgjithshme në Drejtorinë  për legjislaturë në Ministrinë e drejtësisë, Branka Llakoçeviq , ka theksuar se rëndësia e rregullimit të ligjeve të pjesëmarrjes të luftëtarëve të huaj  në konfliktet në botën e jashtme është e dëmshme  ,duke pasur para sysh se kjo është njëra ndër format e shkeljes më flagrante  të drejtave të njeriut  të garantuara me Konventat ndërkombëtare . Është propozuar që personi i cili në kundërshtim me ligjin, me dispozitat tjera  ose  rregullat e të drejtës ndërkombëtare  nxit , rekruton , përgatit , organizon , udhëheq , transporton ose organizon transportimin ose stërvit individ dhe grupe njerëzish me qëllim të bashkëngjitjes  ose veprimit në formacionet e huaja të armatosura , të dënohet me burg prej 2 deri në 10 vjet, transmeton rtcg.

Deputeti i PDS, Mevludin Nuhoxhiq, ka theksuar se teksti i propozuar i Kodit penal është hallkë e rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut . Nuhoxhiq ka përkujtuar se në mbledhjet e Këshillit për mbrojtje dhe siguri disa herë i kanë diskutuar këto çështje, duke shtuar se kanë vlerësuar se janë të domosdoshme ndryshimet e Kodit penal dhe sanksionimi i të gjithë atyre që marrin pjesë në luftërat jashtë Malit të Zi si pjesëtarë të  formacioneve ushtarake  , paraushtarake ose policore. Deputeti  Frontit demokratikë, Zoran Milaniq  ,ka theksuar se do ta përkrah këtë ligj sepse  është i mirë për shtetin dhe qytetarët , por ka shtuar se ky është  dashtë të jetë ligj i dal nga Kuvendi e jo nga Qeveria.