VIDEO/ Sprinti i jashtëzakonshëm, ja sa ishte shpejtësia e Mbape kur fitoi penalltinë

PrtSc

Kilian Mbape është në qendër të vëmendjes, pas dy golëshit të shënuar ndaj Argjentinës, por edhe për performancën e shkëlqyer në fushë. Përveç golave, ai vrapoi edhe si i “çmendur” tek goli i parë që u shënua me penallti, të cilën e fitoi ai, shkruan Panorama Sport.

Sipas përllogaritjeve, shpejtësia e tij shënoi plot 39 km/h në sprintin që bëri nga gjysmëfusha e tij, për tek zona e Argjentinës, ku edhe më pas u pengua nga Markos Roho. Një kohë rekord kjo për një adoleshent si Mbape, ndërsa kujtojnë se njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, ka arritur në 44.72 km/h.