Piktori Bilal Nikezi hapi ekspozitën personale në Tuz të Malësisë

Në prani të një numri të madh artdashësve,  mbrëmë në QKI  “Malësia” në Tuz u hap ekspozita personale e pikturave dhe vizatimeve të piktorit akademik nga Ulqini Bilal Nikezi.

Motivi kryesor punës së  piktorit Bilal Nikezi që dhe frymëzon punën e tij është gruaja. Opusi i pasur artistik i Nikezit është vaj dhe kolazhe, por padyshim që vizatimi asht shprehja kryesore e tij. Vizatimi është angazhimi i tij i vërtetë, sepse ai e ngriti lart në nivelin e pikturës duke i shtuar atij motivin erotik të grave dhe të detit. Autori artikulon shprehjen e tij ne nji menyr te fuqishme dhe personale i transmeton idet e tij në pelhure. Imazhet e tij i rezistojnë lehtësis se leximit dhe, kur deshifrohen, sigurojn rezistencë të lehtë.