Shkolla e mesme ”Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin, falë angazhimeve të mësimdhënsve të kësaj shkolle,  Naser Halili dhe Valdet Kurti, u bë anëtare e institucionit prestigjioz amerikan të shkencave kompjuterike ORACLE Academy.

Pas një pune tremujorshe dha kalimit me sukses të trajnimit në fjalë nga ana e mësimdhënësve të kësaj shkolle, shkolla e mesme ”Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin fiton të drejtën të lëshojë licenca jo vetëm për nxënësit e kësaj shkolle, gjë që do të jetë prioritare, por edhe për ish nxënësit dhe studentët që janë akoma të kyçur në sistemin e arsimimit qoftë në shkollimin e mesëm apo universitar duke ofruar trajnim dhe dhënie çertefikatash që pranohen në mbarë botën.

Çertefikata që mund të lëshohen nga kjo shkollë janë ata ”Java Fundamentals”  kurse nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor edhe ”Database Foundations”.

 

 

By admini