Dashuria për qytetin tregohet edhe kështu – Ish sportisti, hero i kombit tani automekanik (video)

Mladen-rudonjaMlladen Rudonja (44) ishte futbollisti i reprezentacionit slloven i cili bëri të mundur që kjo kombetare të jetë pjesë e Kampionatit botëror të futbollit të vitit 2002. Ai në ndeshjen vendimtare shënoi golin deçiziv për kualifikim.

Rudonja edhe sot është idhull i shumë të rinjve slloven që merren me futboll.

Ky ish sportist i talentuar përsëri është në qendër të vemendjes në Slloveni, pasi ka nënshkurar një konratë  për punë si automekanik në Ndërmarrjen komunale në qytetin e tij të  lindjes Koper.
”Do të punoj si automekanik. Makinat ka qenë gjithmonë pasioni im, kurse ky është qyteti im”, ka deklaruar Rudonja për “Primorske novice” të Koprit.

Udhëheqësit e ndermarrjes komunale janë të kënaqur me angazhimin e Rudonjës, pasi këtë e shikojnë edhe si reklamë të bukur. Ata kanë shtuar se ish sportisti akoma nuk është marrë në punë si punëtor i përhershëm, por është në një periudhe prove tremujore, pra në kohë të caktuar.