Ilir Çapuni thërret mbledhjen e Kuvendit të Ulqinit, ja temat për çka do të diskutohet

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ilir Çapuni ka thirrur mbledhjen e dytë të seancës së parë të rregullt për datën  11. 07. 2018 (e mërkurë).

Tekstin e plotë të klsah thirrjeje mund ta lexoni më poshtë.

 

CRNA GORA                                                                                                                        

MALI I ZI

SKUPŠTINA OPŠTINE ULCINJ

KUVENDI I KOMUNËS SË ULQINIT

Br./nr. 02-130/18

Ulcinj/Ulqin, 22. 06. 2018

                                   

            Në bazë të nenit 40, 55 dhe 56 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fl. zyr. MZ”, nr. 2/2018), nenit 10 dhe 79 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. MZ – dispozitat e komunës”, nr. 17/08 dhe 14/12),

THËRRAS

MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

 

Për mbledhje propozoj këtë

R e n d   d i t e

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit

të Komunës së Ulqinit, mbajtur, më 17. 04. 2018

  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
  2. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e

Vendimit për tatimin në patundshmëri,

  1. Propozim Vendimipër dhënien e pëlqimit për konfirmimin e të drejtave të karakterit

zyrtar me qëllim të vendosjes së linjes kabllore prej 1 kv të tensionit të ulët prej TS 10/0,4 kv “Radi centar 1” deri tek dollapi vetëqëndrues Port Milena në Komunën e Ulqinit

  1. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për të ardhurat e

funksionerëve lokalë në Komunën e Ulqinit,

  1. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për të ardhurat e

nëpunësve dhe zyrtarëve në Komunën e Ulqinit

  1. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës

urbanistike nr. 92 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” Komuna e Ulqinit për Miliq Danilo,

  1. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës

urbanistike nr. 79 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” Komuna e Ulqinit për Shaqiri Rukman,

  1. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës

urbanistike nr. 98 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Kodra 1” Komuna e Ulqinit për Ruzhdi Ravja,

  1. Kërkesa për interpretimin autentik të Përfundimit nr. 02 – 165/25 – 14 të datës 26. 04. 2014
  2. Propozim Vendimi për trajtimin e nxjerrjes së Statutit të Komunës,
  • Zgjedhje dhe emërime
  1. Propozim Vendimi për emërtimin e Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit
  2. Propozim Vendimi për emërtimin e Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit
  3. Propozim Vendimi për emërtimin e Sekretarit të Kuvendit Komunal Ulqin
  4. Propozim Aktvendimi për emërimin e grupit punues për hartimin e versionit të

Statutit të Komunës së Ulqinit, Rregullores dhe Vendimit për trupat punuese,

  1. Propozim Aktvendimi për emërimin e këshillit për përmirësimin e pozitës së presonave me

invaliditet dhe handikap.

Mbledhja do të mbahet, më 11. 07. 2018 (e mërkurë), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

                                                                                                                 Kryetari

Dr. Ilir Çapuni d.v.