Duke pritur 1 korrikun! – Shtyhet ndalesa e qarkullimit në rrugën Ulqin – Krythë

Fshati Krythë. Ulqin

Sezoni turistik në Ulqin, së paku kalendarikisht ka filluar, por ai njëmendtë nga i cili përftitojnë shumica e banorëve të këtij qyteti pritet të fillojë me 1 korrik.  Edhe pse në qytet mund të vërehet një rritje e numrit të mysafirëve, kjo gjendje nuk është aspak ajo që do të kishin dëshiruar banorët dhe afaristët e këtij qyteti.

Këtë vit, përveç vështirësive të zakonshme të ulqinakëve për sa më shumë mysafirë, ka edhe një detaj tjetër shumë të rëndësishëm i cili ka të bëjë me lëshimin në qarkullim të aksit rrugor Krythë – Ulqin, aks nëpër të cilin kalojnë pjesa më e madhe e mysafirëve që vinë në këtë qytet.

Nga pamjet që vinë nga kjo zonë mund të shikohet se ka filluar më të madhe shtrimi i shtresës së parë me asfaltit gjë që jep pak optimizëm .

Nga ana tjetër  për shkak të punimeve në rrugë, siapas Lidhjes së Auto Moto të Malit të Zi vazhdon të jetë  plotësisht i mbyllur  për komunikacion për të gjitha automjetet rruga Ulqin – Krythe deri me datën 30 qershor. Paraprakisht, po nga kjo lidhje ishte lajmëruar si datë e ndalesës deri me 15 qershor.

Komunikacioni do të riorientohet përmes rrugës së vjetër për Tivar.