STOP: Punëtorit turistik Ismet Karamanaga nuk i lejohet të hy në kompleksin e Karisma-së në Plazhin e madh

 

”Sjellje arrogante, jo e kulturuar,  poshtëruese!”, këto janë disa fjalë të zgjedhura të punëtorit të njohur turistik të Ulqinit, Z. Ismet Karamanaga pasi ditë më parë nuk u lejua që të hy në kompleksin Holiday Village Montenegro në Plazhin e madh.

Karamanaga tregon se ditë më parë u drejtuar për të kompleksin Holiday Village Montenegro në Plazh të madh për të shkruar një kronikë por paprimtas atij në hyrje të plazhit i’u ndalua hyrja pasi në kompleks mund të hynë vetëm mysafirët t hotelit, shkruan Ulqini Online.

Ai  tregon edhe përvojën e tij të shumë viteve më parë por edhe më të re që kishte pasu gjatë vizitës në SHBA. Në Nju Jork, Florida apo edhe Majami në hotele me 7 yje, me enterijer dhe eksterijer fantastik, me restorane ekskluzive, me plazha të pastra dhe shumë atraktive nuk i’u ndalohet askuj hyrja në ta. Për më shumë, ju presin me dasahmirësi, buzëqeshje dhe me sjellje shumët të kulturuar.