Fenomeni Erza (video)

erza-mucolliTalentja kosovare që ka bërë bujë në Francë, Erza Muqolli ka emocionuar shumë shqiptarë, sa ishte mysafire në emisionin Oxygen të KTV-së.

Mes tjerash, performanca e saj e një kolazhi të disa këngëve të përzgjedhura ishte pjesa që i la më së shumti përshtypje të gjithëve.

Përderisa shumë i dinë këngët “Welcome to Prishtina”, apo “Xhamadani vija vija”, jo shumë persona e dinë këngën “Atdheut tim” që u këndua në pjesën më të madhe nga 9-vjeçarja, përcjell koha.net.

Kënga origjinale këndohet nga Hekuran Krasniqi bashkë me djaloshin Albion Rexhaj.

Videon e saj ju sjellim më poshtë