Fadil Vokrri, lart, i katërti nga e djathta

Publikohet një fotografi e rrallë e Vokrrit në moshën 17-vjeçare

Është zbuluar një fotografi kur legjenda e Kosovës në futboll, Fadil Vokrri, kishte filluar karrierën në klubin lokal, KF Llapi.Fotoja është shkrepur në Ulqin, kur ky klub ishte atje për t’u stërvitur për sezonin e ri.Vokrri është në mes dhe mund ta dalloni derisa edhe si 17 vjeçar kishte flokët e gjata.

Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në mëngjesin e të shtunës, pas një sulmi kardiak. I pari i futbollit të Kosovës ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.Vokrri u varros në Prishtinë me ceremoni të lartë shtetërore.

By admini