Viti 1928: Shqiptarët e zonës së Anës së Malit dhe Krajës me plis në kokë – Hapet ekspozita në Ulqin

Viti 1928, Familja Kurti nga Sukubina

Në galerinë e Qendrës për Kulturë u hap ekspozita fotodokumentare “Dogana e rendit të dytë Tivar – Dokumentacioni për lejekalimet dypronësore 1928”

Ekspozitën në kuadër të “Javës së arkivave” e shpalli të hapur kryetari i Komunës Ulqinit, Loro Nrekiqi i cili përshendeti autoren e ekspozitës për punën e bërë dhe përgatitjen e katalogut.

Kryetari i Komunës Nrekiq gjatë hapjes së ekspozitës

Ai tha se arkivi ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen, prezantimin dhe përgatitjen për shfrytëzim të trashëgimisë së shkuar. Ai shprehu besim se arkivistët do të dijnë të ballafaqohen me sfidat që kërkon koha pasurimi dhe digjitalizimi i arkivit.

Është interesant të shihet se pothuajse në të gjitha fotografitë e prezantuara që i’u përkasin familjeve të fshatrave të zonës kufitare të Anës së Malit dhe Krajës, meshkujt janë me plis në kokë që është një  është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët.