Ekskluzive: Jehona nga vizita e tenistit Cungu në Shtëpinë e bardhë

Presidenti Trump shënojë : “Ditën e Sportistve të rinjë në Shtëpinë e Bardhë”

Nga Beqir SINA – New York

Rrezart Cungu – i ri shqiptar nga Ulqini , mysafirë në Shtëpinë e Bardhë

WHITE HOUSE : Presidenti i SHBA, Donald Trump, javën e fundit të muajit Maj, mbajti një takim i cili quhet : “Youth Sports Day At White House – Dita e Sportistve të rinjë në Shtëpinë e Bardhë”.

Pas takimit me të gjithë pjesëmarrësit, zoti Trump, u bashkua me sportistët e rinjë në pistat që përfshinin futbollin amerikan, futbollin europian, baseballin, golfin, tenisin dhe sportet e tjera.

Në një ditë si kjo e këtyre të rinjëve amerikan mysafirë në Shtëpinë e Bardhë, ku lista e ftesës së këtyre të rinjëve, student e studente në shkollat amerikane, përfshinte fëmijët, trajnerët dhe prindërit e ekipeve nga ligat e sporteve të të rinjve dhe programet pas shkollës në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kështu, Presidenti Donald Trump, u bashkua me një grup sportistësh të talentuar për një ditë në terren – fushën “Kopështi i Trandafilave – Rose Garden”, me fëmijët amerikan në Shtëpinë e Bardhë, pasi si theksojë shtypi amerikan ai filloi një përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në sportet e ndryshme.

Me këtë rast Presidenti Trump, kërkoi nga fëmijët të emërojnë lojtarët e tyre të preferuar dhe të paraqiten për fotot, në zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkaura, në tavolinën e punës së Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Ku në mesin e sportistëve të përzgjedhur fati e solli të ishte edhe një sportist i talentuar shqiptar, i preferuar nga shkollat amerikane. Një sportist ky që së fundi ka fituar me ekipin e tij turne të famshëm në Amerikë.

Ai është tenisti i ri shqiptar nga Ulqini – Mali i Zi, Rrezart Cungu, i cili është studenti i parë shqiptar që u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe mori një fotografi e cila padyshim që do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij .

Në rrjetet sociale në internet shkruajn se : “Rrezarti 19-vjeçar konsiderohet si talent perspektiv. Ai është djali i politikanit të njohur shqiptar në Mal të Zi, Nazif Cungu.’

Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, ambasadori Flamur Gashi, shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke tërhequr vemendjen se ky emër Rrezart Cungu, duhet të mbahet mend.

Gashi, shkruajti se pas fitores së kampionatit të tenisit, Rrezarti, bashkë me ekipin e tij, u priten në takim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump …

“Amerika, vendi i mundësive të pafundme… Pas vetem 5 muajve në Amerikë, Rrezarti, pritet nga Presidenti i shtetit më demokratik dhe më mikrpitës në botë, për në shqiptarët…”

Keshtu, ai thotë se në majat e sportit të Tenisit në botë, po renditet çdo ditë e me lartë edhe një shqiptar…

Ai është Rrezart Cungu nga Ulqini, nje tenist i talentuar dhe me shume perspektive… i cili nga 1 janari 2018, është pjesë e Wake Forest University – Winston Salem, ne North Caroline – USA, si student dhe si sportist i ketij Universiteti…

Kurse, shtypi amerikan, thotë se Administrata e e Presidentit Trump, dëshiron të ndryshojë një trend të rënies së pjesëmarrjes në aktivitetet sportive, të fëmijve dhe të bëjë sportet e rinisë më të aksesueshme për studentët që ekonomikisht janë të pafavorizuar.

Shtëpia e Bardhë po promovon qëllimet e Këshillit të Presidentit për Sportin, Fitness dhe Ushqyerjen dhe do të mbajë një ditë sportive me fëmijët amerikan, në Rose Garden.

Trump, i cili vet ka luajtur sport të shkollave të mesme dhe është një lojtar golfi konkurrues, ka kërkuar të punojë me grupet në sektorin publik dhe privat për të adresuar pjesëmarrjen në rënie në sportet rinore, të fëmijve amerikan.

Ivanka Trump, vajza e presidentit dhe këshilltari i lartë,i i tij për sportin, vuri në dukje se Instituti Aspen në një sondazh për këtë qëllim gjeti se 37 për qind e fëmijëve luanin rregullisht në ekip në 2016, nga rreth 45 për qind në vitin 2008.

Ajo u tha gazetarëve në një konferencë përpara ngjarjes se pjesëmarrja e sportit mbetet në mënyrë joproporcionale mes vajzave të reja dhe fëmijëve që jetojnë në zona me probleme ekonomike.

“Shumë shkolla të mesme kanë politika “të paguajnë për të luajtur”, duke kërkuar që studentët të paguajnë një tarifë për t’u bashkuar me një ekip sportiv në shkollë, duke e bërë të vështirë për familjet të përballojnë sportet e shkollës” tha ajo.

“Ne duhet të prishim barrierat për pjesëmarrjen e sporteve rinore dhe të fuqizojmë çdo fëmijë për të arritur potencialin e tij të plotë përmes sportit dhe lojës”, tha Ivanka Trump. Ajo tha se deri në kohën kur vajzat arrijnë moshën 14 vjeçare, ato braktisin sportet në dy herë më shumë se djemtë.

Administrata e Trump planifikon të krijojë një strategji kombëtare për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve e të rejave në sport dhe të vendosë skemën për një seri ngjarjesh që do të kulmojnë rreth Olimpiadës Verore 2020, thotë Shtëpia e Bardhë.