Hyri në fuqi marrëveshja për kufirin shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës

Marrëveshja për kufirin shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës hyri në fuqi dje.

 

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Çështjeve Ligjore Ndërkombëtare Tatjana Raspopoviq më 4 qershor notën  verbal nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke informuar palën malazeze se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës, nënshkruar në Vienë më 26 gusht 2015, shkruan Ulqini Online.

 

Sipas nenit 12 të kësaj Marrëveshjeje, data e dorëzimit të notës së Kosovës është gjithashtu data e hyrjes së saj në fuqi, pasi që të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të saj dhe kanë njoftuar njëri tjetrin për këtë.

Mali i Zi ratifikoi marrëveshjen në fund të dhjetorit 2015.