Nrekiq në Kllezën, shpreh shqetësimin për dinamiken e punëve dhe vonesat

Kryetari Nrekiq viziton punimet ne rrugen Ulqin – Krythë

Kryetari i Komunës Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë vizituan punimet që po zhvillohen në rrugën magjistrale Ulqin – Krythë, me gjatësi 13,5 kilometra.

Ai u takua me përfaqësuesit e kompanisë që është duke zhvilluar punimet dhe u njoh më për së afërmi me objektet infrastrukturore në trasë, siç është Ura e Klleznës e gjatë 54 metra dhe zgjerimi i tunelit po ashtu në Kllezen. Ai shprehu shqetësim për dinamiken e puneve që sipas tij dhe bashkëpunëtorëve vonojnë. Andaj kërkoi nga ta angazhim maksimal që deri në fillim të muajit te ardhëshëm të jetë në gjendje për kalimin e mysafirëve të cilët vijnë nga pika kufitare Sukubinë – Muriqan, mësohet nga Komuna e Ulqinit.

Punimet në këtë aks është duke i zhvilluar firma Met&Alu Plast nga Danillogradi e cila në bazë të kontratës të nënshkruar në tetorin e vitit të shkuar punimet duhet ti përfundojë për 360 ditë.