Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi: Bashkëpunim i dobët me lideret e subjekteve politike shqiptare?

Ernal Fino, FB

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të zotit Ernal Filo, ambasador tnë Republikën e Malit të Zi dhe këtë e ka bërë me propozim të kryeminsitrtit shqiptar Edi Rama.

Sipas faqes së presidentit të Republikës së Shqipërisë, ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

E përditshmja malazeze Vijesti, sipas burimeve të saja nga një bashkëbisedues i një subjekti politik shqiptar ka mësuar se shkak i këtij lirimi është bashkëpunimi i dobët i ambasadorit me lideret e subjekteve politika shqiptare.