Nata e Muzeve, të dielen aktivitete të shumta në Muzeun e Ulqinit

Dita ndërkombëtare e muzeve  e themeluar prej Këshilli Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM e cila shënohet më dhe rrëth datës 18 Maj.

Pjesë e këtyre aktiviteteve është dhe shenimi i Natës së Muzeve.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve për vitin 2018 ka caktuar temën: Muzetë që komunikojnë, Qasje të reja, Publiku ri.

Tema e vendosur prej Këshillit ndërkombëtar të muzeve për vitin 2018 vendos theksin te mundësitë e reja të kumunikimit më muze përmes digjitalizimit të koleksioneve dhe të gjithave format e tjera të teknologjisë, kështu mësohet nga Muzeu i Ulqinit.

Muzeu i Ulqini më datë 27. 05. 2018 më fillim në ora 17:30 për shënimin e kësaj date ka përgaditur programin si vijon:

  • Prezatimi i rëndësisë se shënimit të ditës ndërkombëtare të muzeve
  • Prezantimi i temës së përzgjedhur nga Këshilli ndërkombëtar të muzeve , ICOM, për vitin 2018 : Muzetë që komunikojnë, Qasje të reja, Publiku ri
  • Prezantimi i nivelit aktual të digjitalizimit të koleksioneve të muzeut dhe projektet për digjitalizimit integral të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Ulqinit
  • Ekspozitë e fëmijëve dhe grave të Ulqinit

Të gjithë vizitorët do të kenë mundesi të viziotjnë muzeun pa pagesë nga ora 08:00 deri në orën 22:00h. Vizitorëve gjatë gjithë këti orari do tu prezantohen pikat e mësiperme të programit.

Google: [PDF]international museum day – The International Council of Museums 2018

Jeni të mirëpritur