Forca përkrahë Alternativën Shqiptare në zgjedhjet në Podgoricë dhe Plavë, PD akoma e padeklaruar

Forca e Re Demokratike, në bazë të ftesës të Allternativës Shqipëtare për mbështetjen – përkrahjen në zgjedhje lokale të 27. majit 2018 që mbahen në komunën e Podgoricës si dhe të Plavës, ka vendosur të përkrahë Allternativën Shqipëtare në këto zgjedhje lokale.

Bashkëveprimi i thelluar në mes të dy subjekteve tona politike shqiptare ka deshmuar me rezulltate të pamohueshme që jemi nisur rrugës së mirfilltë të bashkepunimit për fuqizimin dhe realizimin e kërkesave politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike.

Prandaj ftojmë antarët dhe simpatizerët e Forcës që në këto zgjedhje për komunën e Podgoricës dhe të Plavës të përkrahin listën e Alternativës Shqiptare. ASH-ja garon si e vetmja listë që në këto zgjedhje përfaqëson shqiptarët në këto Komuna dhe mbrojë të drejtat e njeriut si dhe të nis dhe realizojë projekte afatgjate në interesin e përgjithshëm të banorëve të Podgoricës dhe Plavës, përfundon kumtesa e Forcës.

Nga ana tjetër, subjekti i dytë më i fortë, Partia Demokratike akoma nuk ka dalur me ndonjë vendim se cili do të jetë qëndrimi i tyre rreth zgjedhjeve lokale në Podgoricë dhe Plavë dhe nëse do të përkrahin ndonjë subjekt në ato zgjedhje.