Tivarasit në Ulqin plaçkisin turistin francez

Policia e Tivarit ka arrrestuar një person i cili dyshohet që në bashkëpunin edhe me dy të tjerë kanë plaçkitur një turist nga Franca, kështu mësohet nga Drejtoria e Policisë.

“Punonjësit e QS së Tivarit, me 17.05.2018. të informuar nga policët e Departamentit të Sigurisë së Ulqinit se shtetasi francez J.F. ka raportur tek ata se ai u sulmua nga tre persona të paidentifikuar dhe ja kanë rrëmbyer një aparat fotografik të markës Cannon. I dëmtuar J.F. në rrugën e tij që të vizitojë Malin e Zi në Sutomore ka stopuar një makinë në të cilën ishin tre persona, dhe iu ka kërkuar atyre që ta transportojnë deri në Ulqin ku ai kishte të rezervuar strehimin. Gjatë rrugës drejt Ulqinit, një nga të dyshuarit erdhi në idenë e plaçkitjes së turistit francez. Ai, siç dyshohet, në rrugën  Tivar – Ulqin, devijoi automjetin nga rruga kryesore për të vazhduar drekjt kodrës së Mozhurës, ku ai e ndaloi automjetin dhe me atë rast të tre personat e sulmuan fizikisht te  dëmtuarin. Ndërsa një përson mbante J.F. dy personat tjerë morën kamerën e markës Cannon. Francezi i plagosur më pas mundi që të largohet”, kështu thuhet në kumtesen e Drejtorisë së Policisë, përcjell Ulqini Online.

Personi i arrestuar ka inicialet A.A. (32) dhe është prej Tivarit.