Audicion per statistë ne serialin kriminalistik i cili do te xhirohet ne qytetn e Ulqinit

Ditën e merkurë, me 23.05.2018, do të organizohet audicioni per statistë ne serialin kriminalistik i cili do te xhirohet ne qytetin e Ulqinit në periudhen nga 29 maj  deri me 25 qershor.

Audicioni ne bazë të cilit do të bëhet përzgjedhja per statistet qe do marrin pjesë në xhirime do të zhvillohet në galerinë e Qendres per kulturë dhe te mirëseardhur janë të gjithë ata që kanë vullnetin e mirë nga mosha 18 deri 108 vjecare.

Me shumë informacion rreth këtij projekti mund te merrni ditën e zhvillimit te audicionit.

Audicioni do zgjas nga ora 9 deri ne 20h.

Mirë u takofshim!