DPS nuk garon për KKSh-në, e fitojnë Forca dhe ASh

Në Ulqin kësaj të diele u mbajt Kuvendi i elektorëve i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Nga 177 elektorë sa ishin morën pjesë plot 158 të cilët garonin për 15 vende. Vendet tjera ishin të rezervuar në bazë të funksioneve si psë shembull për deputet shiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, kryetaret e komunave etj.

Pas përfundimit anëtarë të ri të KKSH-së u zgjodhen: Adriana Hoxha, Agron Dushaj,  Edita Nimanbegu, Faik Nika, Iber Hoti, Ilir Lazorja, Jeta Hasangjekaj, Lindon Gjelaj, Mefit Tela, Nail Draga, Nik Gjeloshaj, Qani Osmani, Ruzhdi Luka, Tahir Tahiri dhe Vasel Sinishtaj.

Nëse mund të vërehet, pothuaj se të gjithë anëtarët e rinj të KKSH-së janë përfaqësues të subjekteve Forca dhe ASh.

Duhet cekur se në këtë garë nuk kanë shprehur interes përfaqësuesit shqiptarë të DPS, të cilët në rast mobilizimi mund të fitonin  edhe këtë këshill pa kurrfarë problemi.