Mbrëmja e së dieles ka shënuar përmbylljen e manifestimi tradicional „Pranvera në Anë të Malit 2018“ në Shas i cili u organizua për të 15-tin vit më radhë.

Natën a parë të manifestimit e organizuar me  5 maj,  në kuadër të ciklit „Ana e Malit në vite“ u shfaqen dy ekspozita, njëra me vegla tradicionale të autorit Ermal Sela ndërsa tjetra fotografike e autorit Muho Dushku.

Dita e dytë e manifestimit, e diele me 6 maj ishte e rezervuar për sport.

Dita qendrore e manifestimit e cila u mbajt sot grumbulloi edhe një numër të madh të pranishmeve të cilët paten mundësi të shohin program kulturo – artistik, lojra popullore, ushqime tradicionale etj.

Duket se mbrëmja e së dieles arriti kulmin me paraqitjen e Ansamblit ”Shota” nga Kosova që u prit shumë mirë nga publiku anamalas por jo vetëm. Poashtu këngëtari i njohur i kësaj zone, Shaban Gjekaj, përcolli emocione të mëdha tek të pranishmit.

Më këtë, Shoqata ”Ora” përfundoi me sukses edhe një manifestim i cili kërkon angazhim të madh dhe në të njëtjën kohë sakrificë nga organizatoret vullnetarë. Organizatoret edhe përkundër vështirësive të mëdha në organizime të tilla që përveç kohës kërkojnë edhe mjete shprehen se në asnjë rast nuk do të ndalen dhe këtë manifestim do ta mbajnë gjallë.
”Mirë u takoshim vitin e ardhshëm”, kështu shprehen nga anëtarët e Shoqatës ”ORA”.

 

By admini