Bukuritë e natyrës shqiptare, nga Ulqini deri në Pargë, nën penelin e piktorit Arben Kristani

Bukuritë e natyrës shqiptare nën penelin e Arben Kristanit

Bukuritë e natyrës shqiptare, nga Ulqini deri në Pargë, ku përtej kufijve ruhen historia, gjuha, tradita dhe zakonet, u shfaqën për publikun nën penelin e piktorit Arben Kristani.

Ekspozita “Skaje” e piktorit Kristani u hap në ambientet e Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë ekspozitë Arben Kristani përfaqësohet me rreth 53 punime me teknikën në vaj dhe akuarel, në gjini të peizazhit dhe natyrës.

Ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndeti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, i cili tha se kjo ekspozitë sjell për të gjithë artdashësit peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe të gjitha eksplorimet që Arbeni ka bërë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, “kudo që e bukura i ka tërhequr syrin prej artisti”. /ATA/