Çdo gjë gati në Shas, sot dita qendrore e manifestimit ”Pranvera në Anë të Malit 2018”

“Ca pika shiu po bien por ne spo ndalemi ,
pranvera erdhi dhe ne do ta festojmè …
e ku do tè pyesni ku èshtè vendi?
nè nje kodèr nè buzè liqeni pranè fushès
pranè nje vendi…
festojme si gjithmonê…”, kjo është thirrja Shoqatës ORA për ditën qendrore të manifestimit tradicional ”Pranvera në Anë të Malit 2018”.

 

Sot, e diele me13 maj, në qytetin e vjetër të Shasit do tëmbahet dita qendrore e manifestimit ”Pranvera në Anë të Malit 2018”. Pjesa më interesante e maniferstimit do të jetë koncerti që do të shfaqe Ansambli ”Shota” nga Kosova. Poashtu nuk do të mungojë ushqimi tradicional dhe lojërat popullore.

 

 

E DIEL, 13 MAJ 2018, ORA 19:00, Skena e pranverës (stadiumi i Shasit)

  • Koncert i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ″SHOTA″.
  • Lojra popullore.
  • Ushqim tradicional.