DPS merr resoret kryesore të ekzekutivit në Ulqin, ja ndarja e pozitave


DPS dhe partitë shqiptare janë marrë vesh për ndarjen e funksioneve në ekzekutivin e Komunës së Ulqinit. Duket se nga ndarja e posteve partia kryesore në Ulqin ajo e DPS-it, rreth së cilës sillen partitë shqiptare, ka marrë resoret kryesore të ekzekutivit në mandatin e ardhshëm.

Përveç kryetarit të komunës së Ulqinit, DPS do të udhëheq me buxhetin dhe financat, do të ketë administratorin kryesor dhe arkitektin kryesor të qytetit, do të udhëheq me Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore dhe Shërbimin për mbrojtje dhe punë të përbashkëta. Poashtu DPS do të kete drejtorin në Qendren për kulturë dhe në Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “SIRENA”, mëson Ulqini Online.

Nga ana tjetër, Forcës do ti takojnë Sekretariati për urbanizëm, Sekretariati për veprimtari komunale, Qendra për sistemet informative, Agjencioni për zhvillim dhe ndërtim, RTV Ulqini dhe NP Ujesjellësi.

Koalicioni rreth Partisë Demkratike do të ketë nënkryetarin e komunës, Organizatën turistike Ulqin, Sekretariatin për ekonomi, Sekratariatin për mbrojtjen e pasurisë, Policinë komunale, Shërbimin për mbrojtje dhe shpëtim dhe NP për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Egërsirave.

UDSH do të ketë nënkryetarin e komunës dhe do të udhëheq me Sekretariatin për veprimtari banesore dhe NP Veprimtaritë komunale.