“Shqiptarët për Tivarin”, lista e vetme shqiptare në zgjedhjet lokale në këtë komunë

Në Tivar m 27 maj do të mbahen zgjedhjet lokale për kuvendin komunal të kësaj komune.

 

Në këto zgjedhje do të garojë edhe një listë shqiptare. “Shqiptarët për Tivarin” është lista e vetme shqiptare e cila përbëhet nga dy parti: Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia Demokratike. Lista “Shqiptarët për Tivarin” do të garojë si listë e pakicave dhe në këtë mënyrë mund të shpresojë edhe në aksionin afirmativ.

Bartës i listës do të jetë dr. Ismail Doda.

 

Të drejtë vote në Komunën e Tivarit do të kenë 38,5 mijë qytetarë që do të zgjedhin njëra nga 11 listat e kandidura.