16 kuzhinier nga Meksika punësohen në Karsima në Ulqin!?

Kompania Karisma shumë muaj më parë me Qeverinë e Malit të Zi kishte  nënshkruar kontratën për marrjen me qira të një pjese të Rivierës së Ulqinit. Në të gjithë këtë subjektet politike krenoheshin për këtë sukses por që një anë tjetër e medales ka filluar të duket kohëve të fundit. Politika e punësimit në asnjë mënyrë nuk është e favorshme për të rinjtë nga qyteti i Ulqinit.

Kohë më parë faqja Ulqini Online ka shkruar për këtë problem. Për shumë të rinj nga qyteti jonë që janë paraqitur për tu punësuar në këtë kompani problem paraqet pagat shumë të ulta. Pagat që për profesione të ndryshme sillen rreth 300 € dhe atë për punësime me orar të caktuar nuk janë aspak atraktive per të rinjtë vendas pasi këto paga në Ulqin gjatë sezonit veror janë të tejkaluara dhe kërkesa për punëtorë është e madhe.

Është e vertet se kjo kompani në fjalë për punëtoret e saj siguronte ushqimin dhe fjetje, kështu së paku mësohet nga disa të rinj që kishin shprehur dëshirën që të punësohen në këtë kompani, por që pikërisht këto dy mundësi nuk është që ju shkojnë përshati punëtoreve vendas.

Në lidhje më këtë sot mësohet një fakt shumë interesant. Në këtë kompani janë punësuar kuzhinier nga Meksika e largët.

”Një fenomen interesant sot në Ulqinin tonë. Erdhen në vizitë te Muzeu Ulqinit, jo ma pak sesa 16 kuzhiner nga Meksika të cilët punojnë në Hotel Carisma. Nuk e kam ditur se kemi mungesë të fuqisë puntore në Ulqin dhe regjion tonë. Prej këtëj ikin rinia për çdo ditë se nuk ka punë e kompanitë private që na i keni sjellur këtu i biejnë puntoret prej botës së tretë. hhmmm ju boftë mirë ushqimi pikant 😋😂”, kështu përcjell shkrimin në fb nga Anton Lulgjuraj aktivisti Naim Flamuri.

Për këtë rast z. Flamuri për këtë rast nuk ngurron të akuzoj edhe parinë tonë, duke aluduar në subjektet politike. Ai shton se e gjithë kjo është në kuadër të largimit të popullsisë sonë nga ky vend.