Koalicioni i ardhshëm në Komunën e Ulqinit do të përbëhet nga plot 8 subjekte politike nga 10 të tilla sa janë gjithsej; DPS, Forca, Partia Demokratike së bashku më LD në MZ dhe Lëvizja Perspektiva, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake me gjisthsej 30 këshilltarë nga 33 sa janë gjithsej. Ky është një rast unik që një komunë në Mal të Zi të qeveriset nga një numër kaq i madh i subjekteve politke dhe këshilltarëve krahasuar me numrin e përgjithshëm të tyre në tërësi, shkruan Ulqini Online.

8 subjekte nga 10 sa janë në Kuvendin komunal të Ulqinit do të jenë në qeverisje paraqet një shifër prej  80% të subjekteve që ushtrojnë qeversijen që hynë në suaza jo të zakonshmes në praktikat parlamentare. Edhe më i madh është shifra sa i përket numrit të këshilltarëve; 30 nga 33 këshilltarë paraqet ndoshta edhe ndonjë rekord, 91% të këshiltarëve të Kuvendit të Ulqinit do të jenë pjesë e qeverisjes.

Nëse i tejkalojmë dhe i lëmë në një anë shifrat e mësiperme të cilat mëgjithatë meritojnë një vemendje për ndonjë analizë të ardhshme, një tjetër pyetje shtrohet që del të jetë e logjikshme: cila është arsyeja që i ka lidhë në një gigakoalicion të tillë subjektet politike që do të jenë pjesë e kësaj qeverisjeje.

”Partitë shqiptare nuk janë në gjendje të jenë në opozitë”, ky është një koment në fb që ndoshta ka të verteten e madhe brenda tij.

Komenti i mësipërm mund të tregoj një realitet dhe mund të paraqitet si shumë i saktë duke parë mënyren se si funksionojnë subjektet politike në tërësi dhe jo vetem ata shqiptare ku elektorati i tyre në masë të madh është klientelist. Frika e subjekteve për zhdukje nga skena politike duke mos pasur në dorë pozitat e posteve që drejtpërdrejt lidhet edhe me votat e tyre në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë një nga llogaritjet e tyre.

Sikur të mos jenë në pyetje postet publike që dalin nga pjesmarrja në qeverisje, nuk mund të gjesh ndonjë arsye tjetër që ti bëjë bashkë këto subjketet politike që të jenë pjese e një gigakoalicioni kaq të madh. Kjo arsye bëhet edhe më qartë kur dihen përçarjet dhe ndasitë të mëdha në mes subjekteve politike që do të jenë pjesë e këtij gigakoalicioni.

E përbashkëta e këtyre subjekteve politike pjesmarrëse në këtë gigakoalicon është; postet dhe privilegjet.

 

 

 

 

By admini