“VASALËT”

Nga Ali Gjeçbritaj

 

ORA E MALEVE

Nuk e di ç’farë je grua apo gjarpër

të kanë venë mes gjinjëve të fryrë

nuset e reja dhe vajzat e virgjëra.

Të kanë vendosur në trarin

në ball të derës së shtëpisë

na solle fat, ndëshkove armiqtë

verbove syrin e keq.

Jeni të bardha, prore të lumtura

unë e them jeni të mira

të bukura pa ua theksuar emrin.

Mua më keni levizur gjakun në damarë

në shekuj sollët vetëm bekimin

nga bota mashtruese flakët mallkimin.

Shpresa në orët e maleve tona

nuk e fikë dot braktisja

as heshtja që flet, as ikja.

 

 

ZANA E MALIT

Ndihmon trimat i mbushë me burrëri,

ndihmon kreshnikët në betejë,

ndihmon poetët i mbushë me frymëzim,

ndihmon vajzat i praron më bukuri.

Mbrojtja e saj bri dhie të egra,

kryetrimi e vendosi në perkrenare.

Në majat e bjeshkës

qielli gati preket me dorë

nuk ikëm nga tradita

flasim më zë të lartë, këndojmë

u bëjm në dije mos na shitoni.

Jo, nuk jeni xheloze, na hijeshoni.

Nuk je si Artemida, as si Diana

asesi me ta s’të krahasoj

je si ilirikja Thana.

Ruaji o Zot në malet tona

të bukurat Zana.

 

 

 

 

 

 

 

 

VASALËT

Dikur vasalët kishin vetëm një qafë,

Të gjithë

Tirani i priste me një shpatë.

Më vonë diktatori me një plumb,

I vriste në kokë

Kundërshtarët i hidhte në lum.

Sulltani i vriste gratë në harëm

Se në majë të hundës

Nga gjlozitë u tremb.

Sot në shekullin e ri

Padroni modern

zi e më zi

ia kalon monizmit

me njëmendësi.

Sa shumë vasalë ka sot

Pak kush e di.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 DY STINË

Patë e çka nuk patë në stinën e mbrapshtë

Fjalë të pista, pordhë, shurrë, fendë e mut

Rrena, dallavera, hajni e kurvni

Ngjarje të pista sa të duash

s’ti zë veshi  e s’ti sheh syri.

Patë e çka nuk patë në stinën e mbarë

Simpati, dashuri,fejesa, martesa, dasma

Dashamirësi, miqësi, urtësi, bujari e begati

Buelleku i mbushi zemrat,

plotësoi zbraztinë e një sitme më parë

Stinë e mbrapshtë, qafën e këputësh

Stinë e mbarë, gjithmonë ardhësh e mbarë.

 

DIALOG

Më tha popullorçe:

Burri të bën zojë,

burri të bën tojë.

Popullorçe edhe përgjigjja:

Gruaja e keqe

e bën burrin teneqe.

Haj e merre vesh

kush ka sot të drejtë.