Punëtoret e Komunalës paralajmërojnë grevë, ja çka kërkojnë

Sindikata e NP ”Veprimtaritë Komunale” Ulqin kanë paralajmëruar grevë nëse nuk ju përmbushen kërkesat e tyre brenda 10 ditëve. Kërkesa kryesore ka të bëjë me pagesën e dy pagave brenda 10 ditëve si dhe pagesën e pagave tjera brenda këtij muaji. Për më shumë mund të lexoni të plotë komunikatën për opinion të sindikatës së kësaj ndërmarrjeje.

KOMUNIKATE PER OPINION
SINDIKATAT E N.K. ULQIN

Me anë të kësaj komunikate dëshirojmë që të informojmë qytetarët, në shërbim të të cilëve jemi, si dhe të gjitha instancat udhëheqëse komunale se gjendja në të cilën ndodhen punëtorët e kësaj ndërmarrjeje është për keqardhje: jane disa muaj pa të ardhura mujore dhe janë borxhet që rriten përditë.

Opinioni i gjërë dhe secili udhëheqës lokal duhet ta ketë të qartë që kjo situatë është e patolerueshme, meqenëse bëhet fjalë për paga mujore që sigurojnë jetët e qindra familjarëve tanë.

Apeli ynë është që te gjendet sa më parë një zgjidhje afatshkurte që do të arrinte zbuste sadopak mungesën e rrogave për disa muaj.
Në të kundërt, jemi të detyruar të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat që secilës instancë komunale t’i bëhet e ditur rëndësia e funksionimit normal të ndërmarrjes sonë, gjegjësisht me keqardhje informojmë qytetarët për të gjitha veprimet që mund të ndërmarrim e që mund të shkojnë në dëm të tyre dhe qytetit.

Shpresojmë të ketë vullnet dhe gatishmëri që kësaj lënde t’i gjendet një zgjidhje adekuate për të gjitha palët