Votat shqiptare përcaktuese në fitoren e Gjukanoviqit

CEMI

Kandidati i Partia Demokratike Socialiste (DPS) Millo Gjukanoviq ka fituar në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi.

Mbështetësit e Gjukanoviqit ishin mbledhur për të kremtuar fitoren te ndërtesa e vjetër e Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas rezultateve të marra nga Qendra për Monitoring CEMI, Gjukanoviq ka marr 53,8% to votave që i dha fitoren atij që në rundin e e parë.

Sipas numrit të votave të marra dhe sipas daljes në votime të shqiptarëve në zonat ku ata jetojnë dhe duke ditur edhe votën e tyre pro Gjukanoviqit, mund të konkludohet se pikërisht vota shqiptare ishte përcaktuese në këtë fitore të presidentit të ardhshëm të Malit të Zi që në rundin e parë.

Duhet shtuar se ka pasur një rënie të daljes në votime në Ulqin dhe Tuz krahasuar me zgjedhjet lokale të disa muajëve më parë