Lideret e partive shqiptare në konventën përmbyllëse të Gjukanoviqit (foto, video)

Faqja Millo Gjukanoviq, fb

Kandidati i DPS-së për president të Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmbylli sot fushatën me konvetën e zhvilluar në Podgoricë.

Në këtë tubim të pranishëm, për t’i dhënë përkrahje ishin edhe kryetarë e funksionarë të partive shqiptare, gjegjësisht Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Nazif Cungu nga Forca, Fatmir Gjeka nga Partia Demokratike dhe Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare.

Gjatë konventës përmbyllëse, në foltore dolën edhe Mehmet Zenka dhe Gjergj Camaj.

Kryetari i ASH-së Gjergj Camaj në mes tjerash tha se Djukanovic gëzon përkrahjen absolute të shqiptarëve, sepse, sipas tij, ai ka realizuar të gjitha marrëveshjet.

Camaj tha se Mali i Zi respekton pakicat dhe vlerat evropiane.
Nga të gjitha partitë shqiptare të cilat janë deklaruar rreth zgjedhjeve presidenciale, vetëm Lidhja Demokratike Shqiptare nuk i ka dhënë përkrahje Djukanovic-it.

Në anën tjetër, në fushatat parazgjedhore lokale dhe qendrore, partitë shqiptare garojnë si kundërkanditat të DPS-së dhe e fajësojnë atë për politikat jo të favorshme dhe gjendjen e shqiptarëve, por që zakonisht pas zgjedhjeve i japin përkrahje. /MALESIA.ORG/

Më poshtë janë fjalimet e Gjergj Camajt dhe Mehmet Zenkës.

Kryetari i Ash-se në konventen e Millo Gjukanoviq, ne Podgorice. Kjo është opozita në Tuz?

Posted by Malesia Shqip Shqip on Thursday, April 12, 2018

Fjalimi i Kryetarit te UDSH-se ne Konventen fituese te Millo Gjukanoviqit ne Podgorice me 12.04.2018

Posted by Beqir Zati on Friday, April 13, 2018