Qeveria e Malit të Zi ndan 2,13 miliardë euro për projektet kapitale, 0,2% për Ulqinin

Qeveria e Malit të Zi ka ndarë shumën prej 2,13 miliardë euro për projektet kapitale që do të realizohen në vitet në vazhdim. Në dokumentin që qeveria e Malit të Zi ka miratuar për qytetin e Ulqinit janë paraparë ndërtimi i ndërtesës së re për gjimnazin e qytetit dhe indirekt të largpërcjellësit prej Virpazarit, shkruan Ulqini Online.

Kjo shumë e mjetëve e paraparë për Ulqinin paraqet diçka më pak se  0,2% nga 2,13 miliardë.

Për të përditshmen Vijesti, kryetari i SDP-së për Ulqinin, Skender Elezagiqi, ka deklaruar se ata 2-3 milion të ndara pë investimet kapitalepër Ulqin euro tregojnë mjaft për qasjen  e qeverisë aktuale ndaj këtij qyteti. Edhe atë, siç ka thënë Elezagiqi, ndaj qytetit i cili në zgjedhjet e fundit ka votuar mbi 90% për partitë të koalicionit qeverisës të Malit të Zi.