Supergol nga mesi i fushës i Sukaj të Vllaznisë: ”E paska dhënë nga Ulqini” (video)

Xhevahir Sukaj

I shënoi supergol LUSHNJES, shokët e tij: I paska ra nga Ulqini

Protagonist absolut në ndeshjen Vllaznia – Lushnja e përfunduar në shifrat 4-0 ishte padyshim Xhevahir Sukaj. ‘Bomberi’ shkodran realizoi një dopietë në këtë takim ku sidomos spikati me golin e dytë të shënuar nga një distancë e paimagjinueshme prej 63 metrash. Një gol i jashtëzakonshëm ku nga sulmuesi i kuqebluve që ka marrë vëmendjen e të gjithë protagonistëve të Superligës, përcjellin mediat shqiptare.
Një ndër ata që ka ‘ngacmuar’ Sukajn është edhe miku i tij Batha i cili shkruan në një postim në Instagram: “Edhe kjo ndodhi ? Ti s’je normal “. Ndërsa edhe Eni Imami bën shaka me golin e shënuar nga distanca e largët ku shprehet: “I paska ra nga Ulqini”. Nuk mungon as batuta e shkodranit që iu thotë dy miqve të tij: “T’kam thënë që të veçantit, bëjnë gjëra të veçanta”.